Më datë 11 dhe 12 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Pozita e të pandehurit pas ngritjes dhe gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri gjatë procedurës për vlerësimin e ligjëshmerisë së aktakuzës si dhe i pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe e drejta për ushtrimin e mjeteve juridike.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
11-11-2019