Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2010

Trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor (gjenerata e tretë)

Trajnimi në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor për gjeneratën e tretë tanimë është në muajin e tretë të fazës së parë dhe gjithçka është realizuar sipas programit dhe planit të paraparë.

Për këtë fazë është paraparë organizimi i trajnimeve në 12 module trajnuese, në të cilat trajnuesit përdorin metodën e kombinuar teoriko praktike gjë e cila e bën trajnimin atraktiv dhe shumë profesional. Për të gjitha këto module nga trajnuesit janë hartuar dhe shtypur materialet trajnuese (modulet) të cilat përdoren gjatë ligjërimit.

Trajnimi organizohet 3 ditë në javë, në orar të plotë pune sipas orarit të përcaktuar dhe është vijuar nga 32 kandidatët. Më 12, 15 dhe 17 nëntor 2010 është mbajtur provimi i mesfazës së parë për kandidatët

të cilët ndjekin trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor III, i cili edhe ka shënuar mesin e fazës së parë të këtij programi. Pas përfundimit të provimit është bërë vlerësimi i testeve nga ana e trajnuesve të cilët kanë hartuar provimin, rezultatet e të cilit janë publikuar në ambientet e IGJK-së.

Rezultatet e treguara nga kandidatët janë të nivelit të lartë dhe tregojnë shkallën e përgatitjes profesionale të kandidatëve.

Rregullat për organizimin dhe administrimin e këtij provimi kanë qenë të njëjta me rregullat e zbatuara në provimin e mes fazës së parë e të cilat kanë qenë të bazuara në rregullat e zbatuara në Provimin Përgatitor/Hyrës.

Shpërndaje :