Më 19-20 Nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në mbështetje të GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative ka realizuar trajnimin e obligueshëm “Etika profesionale” për anëtarët e panelit hetimor, GR. I.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të përfituesve me standardet e Kodit të Etikes dhe pozicionit të Kodit të Etikes në raport me përgjegjësin dhe procedurën disiplinore.
Në fokus te këtij trajnimi kanë qene Kodi i Etikës dhe parimet bazë të etikës profesionale siç janë pavarësia, paanshmëria, barazia, integriteti, profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë, konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat, rregullorja për përcaktimin e sjelljeve të pahijshme, definimi i sjelljeve të pahijshme, kategorizimi i sjelljeve të pahijshme, përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve si dhe procedura disiplinore.
Po ashtu gjatë trajnimi është diskutuar edhe për Panelin Hetimor dhe mënyrën e themelimit të Panelit Hetimor, i cili ka për mandat hetimin e shkeljeve të supozuara disiplinore nga lista e gjyqtarëve panelist të cilët zgjidhen me short dhe të cilët vijnë nga gjykata tjera dhe jo nga gjykata të cilës i përket gjyqtari që hetohet.
Trajnimi është realizuar përmes prezantimit teorik duke u shoqëruar me pyetje dhe diskutim interaktiv në mes të pjesëmarrësve dhe trajnuesve të angazhuar.
Përfitues tё këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjykatat themelore nga regjione të ndryshme të Kosovës, të gjithë Anëtarë të panelit hetimor, GR. I.
20-11-2019