Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata (VIII) gjatë muajit tetor 2019

Akademia e Drejtësisë, në përmbushje të programit trajnues, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, të cilin janë duke e vijuar prokurorët e shtetit të sapoemëruar.

Gjatë muajit tetor, në kuadër të trajnimit teorik për prokurorët e sapo emëruar janë realizuar  (18) sesione trajnuese nga moduli “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

Nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit” është realizuar një  (1) sesion trajnues, ku prokurorët kanë pasur mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth sfidave të prokurorit të shtetit në aspektin e ekspertimit mjeko ligjor me rastin e ngritjes së aktakuzës, si dhe prokurorit të shtetit përballë autopsisë mjeko ligjore. Gjithashtu nga nën modulit “Shmangia dhe ndjekja” është realizuar një (1) sesion trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të avancojnë njohuritë lidhur me Shmangia nga ndjekja penale sipas KPPK-së dhe pezullimi i hetimit sipas KPPK-së.

Po ashtu prokurorët kanë realizuar dy (2) sesione nga nën moduli “Administrimi i procedurës penale”  dhe janë shtjelluar: Parashtresat, afatet si dhe marrja dhe komunikimi i vendimeve, dërgimi i shkresave, ekzekutimi i vendimeve dhe dispozitat tjera dhe shkresat që duhet dorëzuar personalisht si dhe procedura e dorëzimit.

Në kuadër të nën modulit “Veprat penale të korrupsionit” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku janë trajtuar: Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare nga neni 414-420 të KPRK-së.

Nga nën moduli “Provat në procedurën penale” janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur mundësi të diskutojnë në përgjithësi për provat, sigurimin dhe provat në fazën e hetimeve të provave.

Ndërsa në kuadër të nën modulit: Kallëzimi penal janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur rastin të zgjerojnë njohuritë lidhur me kallëzimin penal, kallëzimi penal i policisë si dhe të dhënat plotësuese.

Po ashtu, në drejtim të përmbushjes së programit praktik trajnues, prokurorët e sapo emëruar kanë vijuar trajnim edhe në Agjencinë e Privatizimit në Kosovë, Doganën e Kosovë,  Agjencinë Kadastrale të Kosovës si dhe në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes të cilave patën rastin të përfitojnë njohuri lidhur me punët të cilët i zhvillojnë këto institucione.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (10) ditë trajnimi praktikë në prokurorit përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues. Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar.

Shpërndaje :