Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2008

Tryezë Diskutimesh - Ndihma Juridike Ndërkombëtare

Me datën 7 tetor 2008 në Institutin Gjyqësor të Kosovës  u mbajt  tryeza  e diskutimeve me temë ”Ndihma Juridike Ndërkombëtare”. Gjatë këtij sesioni trajnues u analizuan çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën juridike ndërkombëtare duke përfshirë edhe procedurat nëpër të cilat  kalojnë këto veprime juridike. Vëmendje e veçantë i’u kushtua vështirësive të cilat po shfaqen në praktikën gjyqësore si dhe rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në këto procedura duke përfshirë ngritjen e shkallës së komunikimit të ndërsjellët.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :