Instituti Gjyqësor i Kosovës me datë 21 tetor 2008 organizoi një simulim gjykimi nga lëmia penale i cili u mbajt në Gjykatën e Qarkut në Prizren.Ky trajnim intensiv u përqendrua në përmirësimin e shkathtësive profesionale praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përkitazi me menaxhimin sa më efikas të lëndëve dhe zvogëlimin e numrit të tyre. Gjatë këtij sesioni trajnues, vëmendja kryesisht u përqendrua në shkoqitjen dhe eliminimin e disa dallimeve të cilat shfaqen në praktikën gjyqësore kur rastet penale procedohen gjatë fazës së shqyrtimit gjyqësor.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga regjioni i Prizrenit.
21-10-2008