Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e gjyqtarëve të apelit me kompetencat e tyre të përcaktuara me Ligjin mbi Gjykatat. Gjithashtu si qëllim ishte edhe krijimi i praktikave të mira në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore kur është fjala për vendimet për ankesat e ushtruara kundër vendimeve të gjykatave themelore.
Gjatë trajnimit përveç kompetencës së departamenteve dhe divizioneve të veçanta brenda Gjykatës së Apelit u vunë në pah edhe ankesat kundër aktgjykimit dhe aktvendimit të shkallës së parë të shkallës së dytë si dhe llojet e vendimeve sipas ankesës kundër aktgjykimit të shkallës së parë. Gjithashtu u trajtua edhe vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike dhe vendimi për dënimin si baza ligjore për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtarët e Apelit dhe nga një gjyqtar nga gjykatat themelore.
05-02-2013