Instituti Gjyqësor i Kosovës me 04 nëntor 2008 ka mbajtur seminarin nga lëmia civile me temë ”Mbrojtja e Pronës dhe praktika gjyqësore”.
Temat të cilat u shtjelluan gjatë punës së këtij seminari u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pronës në kontekst të Protokollit 1 (shtesë) të nenit 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, epërsinë e saj në raport me legjislacionin kosovar, praktiken e pasur të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur vendos për çështjet pronësore si dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë. Ky seminar ishte me dobi të shumëfishtë duke marr parasysh se aktualisht po kalohet nëpër një proces të rëndësishëm të definimit të marrëdhënieve juridiko-pronësore dhe me këtë edhe në transformimin e pronës shoqërore, andaj reflektimi i KEDNJ në marrëdhëniet juridike-pronësore aktualisht është evident.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha regjioneve të Kosovës të cilët gjykojnë raste nga lëmia civile.
04-11-2008