Më datë 7 nëntor 2008 Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in, realizoi tryezën e rrumbullakët me temë ,,Drejtësia për të Mitur”.Gjatë këtij sesioni trajnues diskutimet u përqendruan në çështjet procedurale të procedurës për të mitur duke përfshirë aspektet kualitative të seancës për të mitur si dhe aspekti përmbajtjesor dhe renditja kronologjike e dosjeve me qëllim të sensibilizimin e praktikave me të lehta procedurale me rastin e aplikimit te masave te diversitetit.
Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të regjionit të Prizrenit, Gjilanit dhe Mitrovicës si dhe zyrtarë të Shërbimit Sprovues nga këto regjione.
07-11-2008