Instituti Gjyqësor i Kosovës më datë 20 nëntor 2008 realizoi tryezën e diskutimeve të lëmis penale me temë Mjetet e jashtëzakonshme juridike. Në këtë sesion trajnues u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me mjetet e jashtëzakonshme juridike me theks të veçantë për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë si dhe kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit. Vëmendje te veçantë ju kushtua çështjeve të cilat shfaqen në praktikën gjyqësore përmes analizimit të rasteve konkrete rreth fushëveprimit të Gjykatës Supreme të Kosovës gjatë vendosjes lidhur me këto kërkesa.
Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha regjioneve të Kosovës.
20-11-2008