Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2013

Trajnim për Barazinë Gjinore- dhuna në familje dhe çështjet pronësore

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit ti zhvillojnë aftësitë analitike dhe hulumtuese për zbatimin e standardëve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti. Në të njëjtën kohë janë analizuar obligimet shtetërore  ndaj të drejtave të gruas dhe rastet praktike me të cilat ballafaqohen gratë gjatë realizimit të drejtave të tyre.

Në këtë trajnim u identifikuan vështirësitë që gjykatat po ballafaqohet në rastet e vendosjes për kërkesat për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe urdhër mbrojteje brenda afatit afat ligjor. Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët e gjykatës themelore, mbrojtës të viktimave dhe avokat nga regjioni i Gjilanit.

Shpërndaje :