Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2008

Tryeze Pune - Këshilli Aprovues – Masat e Diversitetit - UNICEF & IGJK

Me datën 26 nëntor 2008 në Institutin Gjyqësor të Kosovës u mbajt takimi i radhës i Këshillit Aprovues për Manualet lidhur me Masat e Diversitetit. Këta udhëzues janë duke u përgatitur nga ekspert vendor të përkrahur nga UNICEF-i. Përbërja e këtij këshilli përfshinë: Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Supreme të Kosovës Ministrin e Drejtësisë, Prokurorinë e Kosovës, Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues. Këto manuale përmbajnë udhëzues për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionalistët tjerë të cilët merren me delikuencën e të miturve.

Shpërndaje :