Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2008

Tryezë Diskutimesh: Ekzekutimi i sanksioneve penale

Me 2 dhjetor 2008, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizojtryezën e diskutimeve me temë Ekzekutimi i sanksioneve penale. Gjatë këtij sesionitrajnues utrajtuan çështjet më të rëndësishme të cilat shfaqen në praktikën gjyqësore në lidhje me ekzekutimin e sanksioneve penale. Kjo tryezë e diskutimeve u realizua në formë të diskutimit të çështjeve nga pjesëmarrësit përmes komenteve, pyetjeve dhe sugjerimeve për aplikim të drejtë të dispozitave mbi ekzekutimin e sanksioneve penale.Trajnimiupërqendrua në vështrimin analitik të rolit të gjykatës dhe të Shërbimit Sprovues të Kosovës në ekzekutimin e sanksioneve penale.

Përfitues të trajnimit ishin : gjyqtarë dhe prokurorë tëtë gjitha regjioneve të Kosovës si dhe zyrtarënga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Shpërndaje :