Më datën 26 dhe 27 janar 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim më Ambasadën Norvegjeze realizoi seminarin me temë ”Shqiptimi i masave alternative në vend të dënimit më burg”. Temat të cilat u trajtuan gjatë punës së këtij seminari u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e drejtësisë për të mitur, nivelin e krimeve më te cilat po ballafaqohen të miturit, rolin e prokurorit dhe gjykatës në zbatimin e masave alternative, me theks të veçantë çështjet e ndërmjetësimit.
Përfitues të trajnimit ishin : gjyqtarë dhe prokurorë të gjitha regjionet e Kosovës dhe zyrtar të shërbimit sprovues nga regjioni i Prishtinës.
27-01-2009