Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-01-2009

Tryezë diskutimesh - penale: Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale

Më  datën 30 janar 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi  tryezën e diskutimeve me temë”Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”. Në kuadër të këtij sesioni trajnues u diskutua lidhur me sqarimin e instituteve juridike si: bashkëkryerja, bashkimi kriminal, shtytja dhe ndihma. Trajnimi po ashtu u përqendrua në vështrimin analitik dhe eliminimin i paqartësive të cilat shfaqen në punën e përditshme të gjyqësorit.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha regjioneve të Kosovës dhe pjesëtar të policisë së Kosovës.

Shpërndaje :