Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-02-2009

Tryezë pune për gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje: Përpilimi i kërkesës nga organi kompetent

Instituti Gjyqësor i Kosovës më 10 shkurt 2009, ka realizuar një tryezë pune për gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje më temë “Përpilimi i kërkesës nga organi kompetent”. Gjatë kësaj tryeze u analizua përmbajtja e kërkesës për kundërvajtje, duke filluar nga ana formale, përshkrimi i gjendjes faktike, kualifikimi juridik, mbledhja e provave si dhe rëndësia e tyre në procedurën kundërvajtëse. Vëmendje e veçantë ju kushtua përshkrimit të gjendjes faktike dhe rëndësisë se këtij përshkrimi për gjyqtarët të cilët do të vendosin për rastin e caktuar si  dhe mbledhjes së provave, me theks të veçantë në rastet e skicimit apo fotografimit te vendit të ngjarjes.

Përfitues të kësaj tryeze pune ishin: gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje dhe pjesëtaret e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje :