Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-02-2009

Tryezë pune - civile: Procedura jashtëkontestimore - Rregullimi i mezhdës

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më datën 11 shkurt 2009 ka organizuar Tryezën e punës në lëmin civile me temën “Rregullimi i mezhdës”. 

Temat kryesore që u diskutuan në kuadër të kësaj tryeze, kishin të bënin lidhur me: trajtimin e problematikës së rregullimit të mezhdës, hartimin e aktvendimit për rregullimin e mezhdës, formën dhe përmbajtjen e dispozitivit të aktvendimit të tillë, etj. Gjatë këtij trajnimi u paraqitën shembuj praktik për të ilustruar rregullimin e mezhdës dhe evitimin e lëshimeve të cilat po paraqiten në punën e gjyqtarëve në këto çështje. Gjithashtu me interes të shumëfishtë ishin edhe sqarimet e bëra nga përfaqësuesi i Agjensionit Kadastral të Kosovës. 

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :