Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-02-2009

Seminar - civile: Risitë më të rëndësishme në Ligjin për Procedurën Kontestimore

Instituti Gjyqësor i Kosovës me datën 12 shkurt 2009 ka organizuar për të dytën herë me radhë seminarin me temën “Risitë kryesore në Ligjin e Procedurës Kontestimore”.

Çështjet e trajtuara në këtë seminar kishin të bënin lidhur me: Risitë e Ligjit për Procedurën Kontestimore, dallimet në mes të dispozitave të vjetra dhe atyre të reja të LPK-së dhe me mënyrën se si t’i qasen gjyqtarët zbatimit praktik të dispozitave të reja të LPK-së. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua vështirësive me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e dispozitave të reja mbi procedurën kontestimore.  Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :