Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-03-2009

Seminar – civile, Shqyrtimi paraprak i padisë dhe parregullsitë e saj - IGJK+UNDP

Instituti Gjyqësor i Kosovës me datën 05 mars 2009 ka organizuar seminarin në lëmin civile me temën “Shqyrtimi paraprak i padisë”. Çështjet kryesore të trajtuara kishin të bënin lidhur me: Kompetencën dhe rrjedhën e procedurës kontestimore, gjyqvarësinë dhe çështjen e gjykuar, vlerësimin e afatshmërisë së padisë si dhe trajtimin dhe interpretimin e nenit 252 të LPK-së. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua edhedilemave me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin praktik të dispozitave të reja ligjore të LPK-së lidhur me padinë.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :