Më datë 10 dhe 11 mars 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, realizoj një trajnim dy ditorë, me temë; “Dukuria e trafikimit të narkotikëve”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të ofrojë një pasqyrë të qartë në mes marrëdhënieve polic-prokurorë, teknikave të ndryshme të hetimit, përfshirë këtu edhe përdorimin e informatorëve në mënyrë të besueshme, dëshmitarëve bashkëpunues dhe zyrtarëve të fshehtë, analizave të regjistrimit dhe përgjimit të telefonatave, zbulimit të dërgesave të kontrolluara etj. Në këtë trajnim po ashtu u debatua për aftësitë intervistuese, shkrimin e raporteve, njohjen e elementeve të trafikimit të narkotikëve dhe veprave të ngjashme si dhe formulimin strategjik të gjykimit.
Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe polic gjyqësor të të gjitha regjionevetë Kosovës.
10-03-2009