Më datën 19 dhe 20 mars 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me BearingPoint, të përkrahur nga USAID-i ka organizuar seminarin dy ditor, me temë “Ligji për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim”. Qëllimi kryesor i këtijseminari ishteofrimi i njohurivemëtëavancuaralidhur me esencën e falimentimit, likuidimit, dhe riorganizimit të personave juridik.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarë të lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës, gjyqtarë të Gjykatës Ekonomike dhe bashkëpunëtorët profesional.
19-03-2009