Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2009

Seminar: Ligji për Procedurën Jokontestimore

Instituti Gjyqësor i Kosovës më datën 02 prill 2009 ka mbajtur seminarin në lëmin civile me temën “Risitë kryesore në Ligjin e Procedurës Jokontestimore”. Temat të cilat u shtjelluan gjatë punës së këtij seminari u përqendruan në dallimet në mes të dispozitave të vjetra dhe atyre të reja të LPJK-së dhe me mënyrën se si t’i qasen gjyqtarët zbatimit praktik të dispozitave të reja të LPJK-së. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtua edhevështirësive me të cilatpo ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin e dispozitave të reja mbi procedurën jokontestimore në praktikë.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :