Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-02-2013

PVAL Kompetenca e prokurorive në kuptim të Ligjit për Prokurorin e Shtetit

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njihen me kompetencat e prokurorisë së shtetit, të dallojnë kompetencat e prokurorive dhe të njihen me dispozitat ligjore që rregullojnë kompetencat e strukturës së re të prokurorive.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth kompetencave lëndore të Departamentit të  krimeve të rënda, Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të mitur të cilat veprojnë pranë  gjykatave  themelore.  Një vështrim i caktuar iu bë edhe kompetencave të Prokurorisë Speciale,  gjë  e cila është rregulluar me ligj të veçantë. 

Përfitues të  këtij trajnimi ishin prokurorët e sapo emëruar të  prokurorive themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :