Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2009

Tryezë diskutimesh: penale - Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit

Më datë 21 prill 2009, është realizuar tryeza e diskutimeve nga lëmia penale me temë Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit. Temat të cilat u shtjelluan gjatëkësaj tryeze janëpërqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me masat e fshehta dhe teknike të cilat urdhërohen nga prokurori publik dhe ato të cilat urdhërohen nga gjyqtari i procedurës paraprake. Po ashtu u diskutuan edhe çështjet procedurale që ndërlidhen me raportin e prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake si dhe kompetencat e tyre lidhur me aplikimin e këtyre masave. Në vështrim të kësaj, qëllimi i këtij trajnimi ishte të kuptuarit e drejt rreth aplikimit të këtyre masave në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe zbatimi i një praktike unike në të gjitha regjionet e Kosovës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjioneteKosovës.

Shpërndaje :