Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-04-2009

Trajnim Bazik për Kodin e Etikës - NCSC & IGJK

Më 16 prill 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/NCSC (Programi për Mbështetje të Drejtësisë në Kosovë), ka realizuartryezën e diskutimeve me temë “Etika e gjykatës dhe e prokurorisë në Kosovë”. Në kuadër të këtij trajnimi u bë një analizim i detajuar lidhur me interpretimin sa më të gjerë të parimeve dhe rregullave të etikës dhe sjelljes profesionale për gjyqtarë dhe prokurorë. Përmes diskutimeve dhe paraqitjes së rasteve nga praktika u konstatua se respektimi i kodit të etikës nga gjyqtarët dhe prokurorët nuk është vetëm një detyrim i thjesht, por është një kontribut i çmuar në ngritjen e besimit të publikut ndaj gjyqësorit si një nga prioritetet për sundimin e ligjit.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionale ngatë gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :