Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-04-2009

Tryezë diskutimesh - penale: Dëshmia e dëshmitarit – viktimë, IGJK + Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve

Më datën 14 dhe 15 prill 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, realizuan një tryezë diskutimesh më temë “Dëshmia e dëshmitarit-viktimë”.

Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutua lidhur më të drejtat dhe shërbimet për viktimat e krimit, siç janë: mbrojtja e viktimës nga i akuzuari, njoftimi për procedurën dhe dëgjimi në procedurë, konsultimi me prokurorin dhe gjykatësin, dëmshpërblimi, respektimi dhe dinjiteti. Qëllimi i trajnimit ishte fitimi i njohurive se si të ndihmohen viktimat, si të bëhet përmirësimi i mbrojtës dhe të drejtat e viktimave si dhe si të krijohet një legjislacion më funksional. Po ashtu, në këtë sesion u diskutua edhe roli i zbatuesve të ligjit në praktikë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtor profesional, pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të cilat merren me mbrojtjen e viktimave.

Shpërndaje :