Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-02-2013

Trajnim për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (PTA)

Më 8 shkurt 2013, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë dhe Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial (OPDAT) realizoi sesionin trajnues të radhës me temë “ Risitë e Kodit të Procedurës Penal të Kosovës”.

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me strukturën dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi me 01 janar 2013.

Gjatë trajnimit u diskutua lidhur me parimet e përgjithshme dhe kompetencat e gjykatave, fillimin e hetimeve dhe procedurën penale deri në ngritjen e aktakuzës, aktakuzën dhe shqyrtimin e sajë, shqyrtimin gjyqësor dhe mjetet juridike. Për të gjitha këto institute trajtimi u bë në kontestin e  ndryshimeve, plotësimeve dhe krahasimi i tyre me dispozitat e mëparshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 70 pjesëmarrës prej tyre gjyqtarë, prokurorë, avokatë, zyrtarë policorë nga regjioni i Prizrenit si dhe zyrtarë për sekuestrimin e pasurisë nga Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaje :