Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-04-2009

Seminar: penale, Ekspertët dhe ekspertiza

Instituti Gjyqësor i Kosovës më datën 07 prill 2009 realizoj seminarin nga lëmia penale me temë “Ekspertët dhe Ekspertiza”. Në këtë seminar u trajtuan çështjet rreth harmonizimit të praktikave lidhur me ekspertët dhe ekspertizën. Gjatë trajnimit përveçprezantimit të shkurtër teorik u diskutuan edhe raste të ndryshme nga praktika, u shkëmbyen përvojalidhur me çështjet diskutabile të shfaqura në praktikë si dhe u ofruan njohuri të avancuara lidhur me mënyrën e caktimit të ekspertëve dhe shfrytëzimit të ekspertizave gjatë zhvillimeve procedurale penale.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë dhe prokurorëtë gjitha regjionet e Kosovës si dhe pjesëtarë nga Policiae Kosovës.

Shpërndaje :