Më datën 20 mars 2009,në mbështetje të UNDP-së u organizua një tryezë e diskutimeve me temën: “ Mbështetja vendore dhe ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë”. Në këtë tryezë, në cilësi të prezantuesve morën pjesë ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues nga USAID/NCSC, UNDP, OSBE, gjyqtarë të EULEX-it, Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve si dhe ekspertë vendorë nga fusha e drejtësisë.
Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte që kandidatëve të PFAL tu ofrohen njohuri lidhur me programet mbështetëse ndërkombëtare dhe vendore për sundimin e ligjit në Kosovë.
Përfitues të kësaj tryeze ishin kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë duke i ndjekur trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL).
20-03-2009