Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-04-2009

Vizitë studimore në Akademinë Trajnuese për Gjyqtarë dhe Prokurorë në Republikën e Maqedonisë

Me datë 10 prill 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës i përkrahur nga UNDP-ja organizoi një vizitë studimore për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë duke i ndjekur trajnimet në kuadër të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor. Kjo vizitë u realizua në Akademinë Trajnuese për Gjyqtarë dhe Prokurorë si dhe institucionet tjera të sistemit gjyqësor në Maqedoni.

Vizita u realizua me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve trajnuese, shkëmbimit të përvojave të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor i cili me disa specifika organizohet nga të dy institucionet. Gjatë vizitës kandidatët patën mundësi të vizitojnë edhe Gjykatën Supreme, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën Themelore në Shkup ku u njohën me sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Shpërndaje :