Me datën 14 dhe 15 maj 2009 në Shkup të IRJM të Maqedonisë nën organizimin e Akademisë për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Maqedonisë u mbajt Konferenca Regjionale me temën kryesore: “Parimet e përgjithshme të së Drejtës së UE-së dhe roli i gjykatave nacionale në zbatimin e të drejtës komunitare”.
Çështjet kryesore që u trajtuan në këtë konferencë kishin të bënin me: Rëndësinë e trajnimit gjyqësor në formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me profil evropian, si të përmirësohen trajnimet gjyqësore për të drejtën e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimore, Marrëdhëniet në mes të ligjit vendor dhe ligjit të BE-së, natyra e ligjit të BE-së dhe origjina e tij, si të zbatohet ligjit i BE-së, roli i gjyqtarëve vendor në funksionin e tyre si gjyqtarë evropian, korniza ligjore e bashkëpunimit të gjyqësorit në lëmin civile dhe penale, Konventa e ndihmës së ndërsjellë juridike dhe protokollet e saj. Po ashtu në këtë konferencë u bë prezantimi i të arriturave në trajnimet për të drejtën e BE-së nga Akademitë dhe institucionet trajnuese për gjyqtarë dhe prokurorë, homologe të Ballkanit Perëndimor.
Përfitues të kësaj konference ishin të gjitha institucionet për trajnim gjyqësor të shteteve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësim në UE.
Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të IGJK-së dhe gjyqtarë e prokurorë nga Kosova- trajnuestë IGJK-së.
Kjo konferencë u organizua nën përkrahjen e: Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informatave të Komisionit Evropian (TAEIX), (Web site):http://taiex.ec.europa.eu/.
14-05-2009