Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2009

Informatë

I n f o r m a t ë

Provimi Përgatitor/Pranues për kandidatët me shtatë (7) apo më shumë vite përvojë pune juridikedo të mbahet të shtunën, me 13 qershor 2009, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (Akademia Policore) në Vushtrri

Regjistrimi i kandidatëve do të zhvillohet nga ora 08:30 deri 09:45.

Provimi do të filloj në orën 10:00. Kandidatët të cilët nuk hyjnë në sallën e testimit mes orës 09:45 dhe orës 10:00 nuk do të lejohen t’i nënshtrohen provimit. 

Për tu regjistruar për testim ju duhet të keni me vete (ID) dokumentin e regjistrimit të KPGjP-së.

Vetëm kandidatët që kanë kaluar provimin e etikës mund t’i nënshtrohen këtij provimi.

Për të qartësuar dhe verifikuar se kush duhet t’i nënshtrohet provimit me datë 13 qershor 2009 shikoni listat e publikuara në faqen e KPGjP-së. Në rast se nuk mund të gjeni numrin tuaj në listë apo nëse mendoni se gjendet në listën e gabuar ju lutemi kontaktoni menjëherë KPGjP-në.

Për më tepër lexojini “Rregullat për Provimin Përgatitor/Hyrës” dhe njoftimet tjera të cilat mund t’i gjeni në faqen e internetit të IGJK-së www.kjijudicial.org dhe KPGjP-së www.ijpc-kos.org.

Shpërndaje :