Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2013

E drejta ekonomike tregtare (PTA)

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me kompetencën e gjyqtarëve të departamentit për çështje ekonomike sipas Ligjit mbi Gjykata dhe krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të dispozitave të Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare që rregullojnë veprimtarinë afariste  fitimprurëse në Kosovë. 

Gjatë trajnimit u vunë në pah konceptet themelore të Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare dhe standardet e praktikat më të mira të Bashkësisë Evropiane lidhur me këtë çështje. gjithashtu u trajtuan shoqëritë tregtare, natyra juridike, llojet, regjistrimi, parimet e qeverisjes dhe përgjegjësitë e tyre.           

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga departamenti për çështje ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje :