Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-09-2009

Trajnim mbi Ligjin për marrëveshjen për pranim te fajësisë: IGJK – Departamenti i Drejtësisë se SHBA-ve

Më 22, 23, 24 shtator 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve (OPDAT), mbajti seminarin tre-ditorë mbi Marrëveshjen për Pranimin e Fajësisë. Gjatë këtij sesioni tre-ditorë ekspertët e SHBA-ve kryesisht u përqendruan në ofrimin e një pasqyrimi të përgjithshëm mbi bazën ligjore të “Marrëveshjes për Pranimin e Fajësisë”, praktikat më të mira të pranim fajësisë nga shtetit i tyre dhe ndikimin që kjo marrëveshje mund ta ketë në reduktimin e ngarkesës së lëndëve.  

Vështrim i posaçëm gjatë këtij sesioni ju kushtua përmbajtjes konkrete të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, deklaratave të palëve në procedurë, autorizimit për fillimin e negociatave formale, pyetësorit formal të pranimit fajësisë, si dhe detyrave dhe autorizimeve të prokurorit publik, gjyqtarit dhe avokatit mbrojtës gjatë negociatave për pranimin e fajësisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Disa shembuj të këtyre formularëve u ofruan nga praktika konkrete e ekspertëve të SHBA-ve. 

Puna në grupe ishte një ndër metodat kryesore përmes së cilës u zhvillua seminari në fjalë, ku pjesëmarrësit u caktuan në role të ndryshme për të negociuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë sipas procedurës së paraparë me ligj. Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët nga të gjitha regjionet e Kosovës

Shpërndaje :