Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-11-2019

Kodi i Procedurës penale – Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale

Më datë 25 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen një (1) sesion trajnues nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”.

Çështjet  të cilat  po  trajtohen  janë: Marrja në pyetje e dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor, mosparaqitja e dëshmitarit apo ekspertit në shqyrtim gjyqësor, dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor dhe marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :