Më 06 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së, implementuar nga Organizata Evropiane pёr Ligjin Publik/ELPO, realizoi trajnimin me temë: “Lufta kundër Trafikimit me qenie njerëzore”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte luftimi dhe zbatimi i drejtë i ligjit në fuqi sa i përket këtyre veprave penale.
Fillimisht u trajtuan aspektet ligjore të Trafikimit me qenie Njerëzore, të kuptuarit e viktimës si dhe perspektivat e viktimës. Me fokus të veçantë ishte mbrojtja e viktimës para dhe gjatë zhvillimit të procesit penal, mbështetja, rehabilitimi i viktimës dhe ri integrimi i saj në shoqëri.
Gjatë këtij trajnimi përmes rasteve praktike u vu në pah se trafikimi me qenie njerëzore është dukuri e përhapur dhe më fitimprurëse e krimit të organizuar, duke arritur dimensione të njëjta me trafikimin e drogës dhe të armëve. Andaj, u kërkua që pjesëmarrësit të kuptojnë drejt elementet e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe të njohin format e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit me njerëz në mënyrë që të ketë rezultate në luftimin e këtyre veprave.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
06-12-2019