Më 10-11 dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të për trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, realizoi trajnimin nga Moduli: 7 “Shkathtësitë e buta”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me konfliktet dhe tejkalimin e tyre si dhe avancimi i njohurive rreth programeve kompjuterike.
Në ditën e parë të trajnimit është diskutuar konflikti dhe klasifikimi themelor i konflikteve, konfliktet dhe përkufizimi teorik, problemet dhe barrierat tjera në punë, marrëdhëniet ndër njerëzore dhe ndër kolegiale në punë, mandati formal dhe përgjegjësia individuale ndaj rrethit në punë, ruajtja nga “djegia” e profesionit, ruajtja dhe mbrojtja nga mobingu, tejkalimi i konflikteve, marrëdhënia e qëndrueshme paqësore dhe modalitetet.
Gjate ditës së dytë është trajtuar aspekti i teknologjisë informative e cila është pjesë e modulit për Shkathtësitë e Buta. Në kuadër të këtij sesioni janë elaboruar paisjet harduerike dhe softuerike, programet kompjuterike si: microsoft word, microsoft oultook dhe chati (Lync). Po ashtu është diskutuar edhe hardueri siç janë: njësia qendrore, njësia artimetike-logjike, njësia e memories, njësit hyrëse, njësit dalëse dhe njësitë e tjera.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor dhe staf administrativ tjerë të gjykatave dhe prokurorive.
11-12-2019