Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-12-2019

Procedura penale para fillimit të hetimit

 

Më 11 dhjetor 2019  Akademinë e Drejtësisë  në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Procedura penale, para fillimit të hetimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur  me rëndësinë  dhe vlerën  provuese që  kanë   provat  e mbledhura në procedurën penale  para fillimit të hetimit si dhe zbatimi  i drejtë të dispozitave të Kodit  të  Procedurës Penale.

Ky trajnim trajtoj veprimet policore të cilat kryhen nga policia dhe raportimi i këtyre veprimeve tek prokurori i shtetit. Vëmendje të veçantë kishte procedura e mbledhjes së informacioneve për arritjen e standardit të dyshimit të arsyeshëm për një vepër penale, zbulimin e kryerësit të veprës penale, vendndodhjen e tij, ndalimin e kryesit ose ndihmësit nga fshehja ose arratisja, zbulimi dhe e ruajtja e gjurmëve dhe provave tjera të veprës penale. Më tej u diskutua edhe për sendet të cilat mund të shërbejnë si provë dhe mbledhja e të gjitha informacioneve të cilat mund të përdoren në procedurën penale.

Me rastin e këtij trajnimi vëmendje dhe trajtim i veçant i’u kushtua besueshmërisë dhe fuqisë provuese të informacioneve dhe provave të mbledhura në procedurën parapenale nga ana e zbatuesve të ligjit. 

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive i shoqëruar me shembuj praktik ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :