Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-12-2019

Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor

Më 17 - 18 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё aktiviteteve tё saj nё bashkёpunim me Programin e USAID pёr Fuqizimin e Sektorit tё Drejtёsisё nё Kosovё – JSSP dhe Kёshillin Gjyqёsor tё Kosovёs janё duke realizuar trajnimin dy ditor pёr pёrkthyes dhe interpret gjyqёsor me temё “Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor” .

Temat qё janё duke u trajtuar janё: Hyrje në përkthim konskeutiv (video i shkurtë për rëndësinë e marrjes së shënimeve), Analiza e fjalimit, Hartat e strukturës dhe hartat e mendjes. Ndersa ditёn e dytё do tё trajtohen: Identifikimi dhe ndarja e ideve,Fillimi I shёnimeve, Softverёt e pёrkthimit –Trajnim I avancuar pёr pёrdorimin e Tradosit.

Pёrfitues tё kёtij trajnimi janё: Pёrkthyes dhe interpret gjyqёsor nga tё gjitha Gjykatat e Republikёs sё Kosovёs.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :