Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-12-2019

Moduli-Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e përgjithshme

Më 26  dhe 27   Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga: nën moduli: Kodi Penal- pjesa e përgjithshme”.

Temat  të cilat po trajtohen janë: Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, Vendi i kryerjes te veprat penale të kryera në bashkëpunim dhe të ngelura në tentativë, Rëndësia e caktimit të kohës së kryerjes së veprës penale, Kundërligjshmëria dhe kundërligjshmëria si element i figurës së disa veprave penale - por që nuk futet në përshkrimin ligjor të veprës penale.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :