Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-01-2020

Moduli Kodi i Procedurës penale – Vendi i ngjarjes dhe forenzika

Më 06 Janar 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), është duke u  zhvilluar një  (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”.

Temat  të cilat  po  trajtohen  janë: Sigurimi i vendit të ngjarjes dhe fazat e kryerjes së këqyrjes, përcaktimi i madhësisë hapësinore të vendit të ngjarjes, klasifikimi  dhe komunikimi i vendit të ngjarjes, faza informative, statistike, kontrolluese apo përgatitore e këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe kontrollimi personal i pjesëmarrësve të ngjarjes dhe dokumentimi  dhe skicimi i gjendjes në vendin e ngjarjes.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :