Më 14 Janar 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK”
Temat të cilat po trajtohen janë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedurat penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, përgjegjshmeria esenciale e zvogluar dhe ndikimi i saj në përgjegjësinë penale dhe sanksioni sipas KPRK-së dhe caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
14-01-2020