Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-01-2020

Teknologjia informative

Më  15 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar të komuniteti serbë (gjenerata e VII), realizoi trajnimin nga moduli: “Teknologjia informative”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi në përdorimin e TI dhe programeve kompjuterike në procesin e punës në gjykata.

Me rastin e këtij trajnimi u diskutua për rëndësinë e teknologjisë, e cila mundëson arritjen e informatave përmes Outlook,  përdorimi i programit të “Wordit”, i cili përdoret për shkrimin e vendimeve gjyqësore dhe akteve tjera, si dhe formën e zëvendësimit dhe kombinimet e ndryshme të programeve kompjuterike në “SMIL”. Me theks të veçantë  gjatë realizimi të këtij trajnimi është diskutuar për parapërgatitjen e stafit, i cili do të punojë me SMIL si në aspektin e njohurive të përgjithshme në TI po ashtu edhe në aspektin psikologjik.

Gjyqtarët e sapo emëruar të komunitetit serbë patën rastin të përfitojnë edhe për sistemet kompjuterike dhe të rrjeteve sociale ku në fokus përfshihen të gjitha të dhënat bazë nga gjyqësori si formulimet dhe arkivimin e dokumenteve mbi konfidencialitet të plotë.

Përfitues të trajnimit ishin: Gjyqtarët e sapo emëruar të komunitetit serb (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :