Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2019

Konferenca përmbyllëse e projektit iPROCEEDS – Vlerësimi i progresit të arritur dhe rruga e mëtutjeshme

Më datë 09-10 dhjetor 2019, në Strasburg të Francës është realizuar Konferenca përmbyllëse e projektit  iPROCEEDS - Vlerësimi i progresit të arritur dhe rruga e mëtutjeshme në fushën e Krimit Kibernetik dhe provat elektronike.

Qëllimi i Konferencës përmbyllëse ishte vlerësimi i  progresit në secilën nga shtatë fushat e projektit për periudhën 2016 - 2019,  duke u  bazuar në rezultatet e shtatë misioneve të vlerësimit përfundimtar, Raportin fillestar të situatës së hartuar në fillim të projektit dhe kornizën logjike të projektit, me  theks të veçantë në treguesit e performancës lidhur me Krimin kibernetik,  provat elektronike,  hetime financiare dhe shpërlaja e parave.

Fokusi i kësaj Konference ishte rishikimi i  rezultateve dhe sfidat që kishin gjatë implementimit të projektit, shkëmbimi i praktikave më të mira, studimet e rasteve dhe sukseset  e arritura gjatë 48 muajve të fundit në fushën e krimit kibernetik, provat elektronike. Pjesëmarrësit në konferencë u njoftuan lidhur me  fillimin e projektit të ri bazuar në vlerësimin e  nevojave që kanë institucionet trajnuese në lidhje me fushën e Krimi Kibernetikë në zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pjesëmarrësit gjatë kësaj konference shkëmbyen përvojat e tyre, praktikat me të mira si dhe nevojat dhe prioritet që kanë të bëjnë me ketë fushë si dhe hapat që duhet ndërmarr në lidhje me një rrjet të trajnerëve gjyqësorë vendas për krimin kibernetikë dhe provat elektronike. Kjo konferencë është mbështetur nga Këshilli i Evropës ku kanë marr pjesë:  Anëtarët e ekipit të  projektit - Njësitë e krimit kibernetik, Njësitë e hetimit financiar, Prokurorë, Njësitë e Inteligjencës Financiare (NJIF), Ministria e Drejtësisë, Trajnuesit vendorë si dhe Institucionet e trajnimit gjyqësor nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor,  Prokurorë, Trajnues të Akademisë në këtë fushë,  Drejtori i Departamentit  për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë nga Ministria e Drejtësisë, Shefi i Sektorit për Hetim të Krimit Kibernetik - Policia e Kosovës, Udhëheqësi i Njësitit për Hetime të Integruara Financiare- Policia e Kosovës, Përfaqësues nga Departamenti për Trajnime të Avancuara dhe Specializuara - Policia e Kosovës si dhe Zyrtarja  e lartë nga PTV, Akademia e Drejtësisë.

Shpërndaje :