Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2020

Moduli Kodi i Procedurës penale – Ushtrimi i mjeteve juridike

Më 20 dhe 21 Janar 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohen (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Ushtrimi i mjeteve juridike”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit për shkak të shkeljes së ligjit penal, ankesa kundër aktgjykimit lidhur më vendimin mbi sanksionet penale dhe vendimeve tjera dhe vendimet e Gjykatës së Apelit lidhur më ankesën kundër aktgjykimit të gjykatës themelore në bazë të seancës së kolegjit ose në bazë të shqyrtimit.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :