Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2020

Moduli Kodi i Procedurës penale – Procedurat e veçanta sipas KPPK

Më 20 Janar 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po  zhvillohet një  (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK”.

Temat  të cilat  po  trajtohen  janë: Mënyra e ekzekutimit të mases së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, transferimi i personit të cilit i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :