Mё 23 Janar 2020, Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё aktiviteteve tё saj nё bashkёpunim me Programin e USAID pёr Fuqizimin e Sektorit tё Drejtёsisё nё Kosovё–JSSP, organizoi trajnimin pёr trajnues me temё “Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor”.
Qёllimi i kёtij trajnimi ishte qё pёrkthyesit dhe interpretёt gjyqёsor qё janё nё cilёsin e trajnuesve tё njihen me bazat e pёrkthimit konsekutiv dhe tё ndihmojnë me njohurit e tyre nё pёrmirsimin e pёrkthimit nё procedurat gjyqёsore si dhe sigurimin qё palёt tё kenё qasje dhe pёrfaqёsim tё barabartё nё gjuhёt zyrtare tё Kosovёs.
Gjatё kёtij trajnimi u diskutua pёr metodologjinё e shpjegimit dhe mёnyrat e pёrdorimit tё Softverёve tё Pёrkthimit apo pёrdorimin e Tradosit.
Pёrfitues tё kёtij trajnimi ishin: Pёrkthyes dhe interpret gjyqёsor nga Kёshilli Gjyqёsor i Kosovёs dhe Gjykatave tё Kosovёs.
23-01-2020