Më 28 dhe 29 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, organizuan punëtorinë (ToT) me temë: “Zhvillimi i kurrikulës së trajnimit të Trajnerëve (ToT) për gjyqtarë dhe prokurorë mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të sigurohet që kurrikula e ToT të adresoj sfidat specifike me të cilat përballen gjyqtarët dhe prokurorët në zbatimin e ligjeve penale në Kosovë, sigurimin që metodologjia e propozuar e trajnimit të jetë efektive dhe të konceptohet drafti final lidhur me trajnimet në këtë fushë.
Gjatë punëtorisë janë diskutuar çështje si: Raste nga Konventa e Stambollit, sfidat e trajnimit të rasteve me dhunë në familje, identifikimi i nevojave për trajnim në fushën kundër dhunës në familje/dhunës ndaj gruas, martesat e dhunshme, krimet e ashtuquajtura “Krime të nderit” etj.
Gjatë punëtorisë janë zhvilluar edhe punë praktike të ndara në grupe nga pjesëmarrësit.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokurorë nga gjitha nivelet, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, zyrtarë ligjor nga gjykatat dhe prokuroritë si dhe nga zyra për mbrojtjen e viktimave.
29-01-2020