Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-01-2020

Kodi i Procedurës penale –Administrimi i procedurës penale

Më  29 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Administrimi i procedurës penale ”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Dërgimi i shkresave, ekzekutimi i vendimeve dhe dispozitat tjera, dorëzimi i shkresave nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, ekzekutimi i dënimit me gjobë dhe ekzekutimi i aktgjykimit lidhur me shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesën pasurore juridike.

 Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :