Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-01-2020

Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor – Gr. III

Më 30-31 janar 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Programin e USAID për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë – JSSP, realizuan trajnimin me temë “Bazat e përkthimit konsekutiv (marrja e shënimeve) për përkthyes gjyqësor –Gr.III”.

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor sa i përket temës së përkthimit konsekutiv apo marrjes së shënimeve.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan këto tema:  rëndësia e përkthimit konsekutiv (video i shkurtë për rëndësinë e marrjes së shënimeve), analiza e fjalimit, hartat e strukturës dhe hartat e mendjes.

Në ditën e dytë u trajtuan: identifikimi dhe ndarja e ideve, softverët e përkthimit - trajnim i avancuar për përdorimin e tradosit dhe roli i tij.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit të pjesshëm teorik, metodologjitë e reja për përkthim konsekutiv, raste nga praktika e përkthimeve në gjykata dhe prokurori duke u shoqëruar me ushtrime, diskutime interaktive, analizës së rasteve studimore si dhe duke zbërthyer standardet ndërkombëtare dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këtë lëmi.

Përfitues në këtë trajnim ishin përkthyesit e gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe nga Akademia e Drejtësisë.

Shpërndaje :